Lajm i keq për ata që dëshirojnë të bëhen shoferë të rinj

12:18 | 26 April 2019

Një lajm i keq për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen shoferë të rinj.

Është marrë vendim për rritjen e çmimeve për paraqitjen e testit dhe vozitjes për patentë shoferi.

Në vendimin që është publikuar nëpër media shihet se është dyfishuar çmimi për secilën kategori të patëntëshoferëve, si për paraqitjen e testit, po ashtu edhe të vozitjes.

Çmimi prej 10 euro sa ishte për paraqitjen e testit për marrjen e patentëshoferëve të kategorisë B, tanimë është rritur në 20 euro.

Njëjtë është marrë vendim, që për këtë kategori të dyfishohet çmimi për paraqitjen e vozitjes.

Po ashtu, tanimë edhe çmimi i paraqitjes së vozitjes dhe testit për ketagorinë C, është rritur në 30 euro.

Komento: