Lajm i keq për Barcelonën, i lëndohet ylli i madh

22:45 | 17 August 2023

Skuadra e Barcelonës do të jetë për një periudhë pa mbrojtësin Ronald Araujo.

Klubi spanjoll ka njoftuar të enjten se Araujo ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të qëndroj jashtë fushës për të paktën një muaj.

Ai ka lënduar muskulin e kofshës së këmbës dhe do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Xavi Hernandez.

Barcelona ka thënë se 24-vjeçari tashmë ka nisur rehabilitimin, por nuk ka dhënë një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë.

Araujo edhe edicionin e shkuar pati telashe me lëndimet dhe i mungoi Barcelonës për një kohë të gjatë.

Ai luajti gjatë tërë ndeshjes në barazimin pa gola kundër Getafes vikendin e shkuar në kuadër të xhiros së parë të La Ligas.

Komento: