Lajm i keq për Barcelonën, Interi po ia ‘rrëmben’ super-yllin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i keq për Barcelonën, Interi po ia ‘rrëmben’ super-yllin

18:57 | 11 Prill 2019

Duket se skuadra e Interit ka vendosur të bëjë ndryshime në afatin e ardhshëm.

Inter është duke planifikuar qysh nga tani për transferimet dhe largimet që do të ndodhin gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra italiane është duke tentuar ta transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona, transmeton lajmi.net nga Tuttomercatoëeb.

Inter është i gatshëm që të paguajë 30 milionë euro për ta transferuar mesfushorin kroat që kërkohet edhe nga Juventus.

Barcelona kërkon 50 milionë euro për 32-vjeçarin, por që nerazurët janë të bindur se mund ta transferojnë në atë shumë.

Komento: