Lajm i keq për Barcelonën, vazhdon t’i mungojë super-lojtari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i keq për Barcelonën, vazhdon t’i mungojë super-lojtari

15:10 | 01 Shkurt 2019

Ousmane Dembele ëstë lojtari që i mungoi në stërvitjet e së enjtes në skuadrën e Barcelonën.

Ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës të Barcelonës, kundër Valencias, në kuadër të La Ligës.

Trajneri Ernesto Valverde kishte lënë të kuptohet edhe më herët se ka shumë pak gjasa që francezi të luajë në këtë ndeshje.

Mungesa e tij u konfirmua kur Dembele nuk ushtroi dje me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Ai e lëndoi kyçin e këmbës dhe pësoi edhe një lëndim tjetër gjatë ndeshjes kundër Leganes, para dhjetë ditëve.

Por, ai mund të kishte qenë në dispozicion për këtë ndeshje nëse do ta kishte filluar procesin e shërimit më herët.

Komento: