
Lajm i keq për FC Barcelona. Ylli brazilian Raphinha është përjashtuar nga lista e Hansi Flick për ndeshjen ndaj Real Sociedad në Anoeta, për shkak të problemeve të lehta fizike.
Blaugranat do të vizitojnë një nga stadiumet më kërkuese në Spanjë pa një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm. Raphinha kishte munguar në stërvitjen para ndeshjes për shkak të një shqetësimi fizik dhe ishte në dyshim deri në minutat e fundit.
Klubi zyrtarizoi mungesën e tij me një njoftim:
“Lojtari i ekipit të parë, Raphinha, nuk është i disponueshëm për ndeshjen ndaj Real Sociedad si masë paraprake për shkak të një goditjeje në këmbën e djathtë.”
Megjithatë, problemi fizik nuk pritet të jetë serioz, por stafi teknik i Hansi Flick nuk dëshiron të rrezikoj me yllin e tyre.
Barcelona shpreson që braziliani të rikuperojë sa më shpejt për ndeshjet e ardhshme të sezonit.