Lajm i keq për Bayernin, Rubery pëson lëndim, ja sa kohë do të mungojë

12:35 | 10 Janar 2019

Franck Ribery pësoi një lëndim muskulor në këmbë gjatë seancës stërvitore.

Faqja zyrtare e Bayern Munichut ka konfirmuar se anësori francez, Franck Ribery, do të mungojë për një kohë nga stërvitjet dhe ndeshjet e kampionit gjerman.

35-vjeçari, i cili i ka shënuar katër gola në 14 paraqitje për Bayernin këtë sezon të Bundesligës, do të mungojë përkohësisht në ndeshjet dhe seancat stërvitore. Klubi gjerman ende nuk ka bërë të ditur se sa kohë do t’i duhet francezit për t’u shëruar.

“Kampi stërvitor pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, në Doha, përfundoi me lajme të këqija pasi që Franck Ribery do të mbetet jashtë fushës së futbollit pasi pësoi lëndim muskulor në një ndeshje miqësore mbrëmjen e së mërkurës mes lojtarëve të Bayernit”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi gjerman.

Ribery u gjobit javën e kaluar nga klubi pasi që e kishte publikuar një deklaratë me fjalë fyese drejt njerëzve që e kishin kritikuar atë për një foto të tij. Në atë foto, Ribery shihej duke e ngrënë një copë mishi të mbështjellë në ari në një restorant luksoz në Dubai.

“Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Ua q**** nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë”, kishte shkruar Ribery në llogarinë e tij në Instagram.

“Suksesi im është fal Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan në mua. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”.

Komento: