
Lajm i keq për tifozët e ekipit londinez.
Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Emerson Palmieri doli jashtë fushave pas vetëm shtatë minutash në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 të Italisë kundër Finlandës në mbrëmje.
25-vjeçari, i cili ka qenë në formë të shkëlqyeshme për skuadrën e Frank Lampard deri më tani këtë sezon, startoi së bashku me shokun e skuadrës, Jorginho, por u zëvendësua nga Alessandro Florenzi i Romës.
Nëse është një dëmtim që e mban larg fushave për ca kohë, do të jetë një goditjet e madhe për Chelsean, përcjell lajmi.
Përformancat e tij të shkëlqyeshme kanë bërë që ekipi londinez t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësit italian.
Marcos Alonso do të jetë zëvendësuesi i tij te ‘Blutë’ në rast se nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës.
