Sensi do të mungojë në ndeshjen kundër Sampdoria.
Inter do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Sampdoria.
24 vjeçari që luan si i huazuar nga Sassuolo ka vuajtur shumë nga lëndimet në pjesën e parë të sezonit në ‘Giueseppe Meazza’.
Sensi u inkuadrua në minutën e 88’ kundër Napoli në Kupëne Italisë, por nuk do të mund ta bëjë këtë edhe në ndeshjen kundër Sampdoria.
Ai duhet të pres për rikuperimin e tij të plotë, para se të mund të kthehet në formacionin startues.
Lojtari do të ketë disa teste ekzaminuese gjatë kësaj jave, për të parë se si qëndron më saktë me lëndimin.
Inter ka të drejtën për blerjen e plotë të kartonit të Sensi në fund të huazimit të tij.