Lajm i keq për kosovarët: Rritet sërish ҫmimi i naftës

23:43 | 05 March 2019

Qytetarët e Kosovës po përballen edhe me një rritje të re të ҫmimit të derivateve të naftës.

Aktualisht ky çmim është mjaft i lartë për standardin kosovar.

Çmimet me pakicë në vend gjatë ditës së djeshme dhe sot janë këto: Dizel, 1.13 €; Benzina, 1.14 €.

Kjo është bërë e ditur për nga kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani ka theksuar se përpos këtij çmimi i cili është tani, rritje të çmimit pritet të ketë përsëri.

“Por qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në regjion përveç Maqedonisë që ka akcizën më të ulët”, ka thënë Berjani.

Komento: