Lajm i keq për Kosovën, Arbër Zeneli kthehet në Prishtinë

11:27 | 08 Qershor 2019

Pas lëndimeve që ka marrë gjatë ndeshjes midis Kosovës dhe Malit të Zi, ylli i kombëtares kosovare, Arbër Zeneli, është kthyer në Prishtinë.

Ndërsa pjesë tjetër e ekipit ka udhëtuar drejt Sofjes për t’u përballur me kombëtaren e Bullgarisë, transmeton Klan Kosova.

Sipas FF Kosova – Fan Club, Arbër Zeneli me shumë gjasë nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë.

Kujtojmë se ndeshja në të cilën Zeneli mbeti i lënduar është zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi dhe përfundoi me rezultat 1-1.

Komento: