Lajm i keq për Kosovën, i lëndohet ylli i madh

20:17 | 25 Maj 2019

Lajme të këqija për Kombëtaren e Kosovës.

Te Kosova janë shfaqur problemet e para pa nisur përgatitjet për sfidat e kualifikueseve të EURO 2020-ës me Malin e Zi (6 qershor) dhe Bullgarinë (10 qershor).

Mesfushori i Valerengas Herolind Shala është dëmtuar së fundmi dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Benard Challandes për dy takimet e radhës.

Kjo situatë e ka vënë në pozitë të vështirë teknikun zviceran, i cili duhet t’ia me disa lojtarë titullarë të dëmtuar.

Kosova ka marrë një pikë në ndeshjen e parë eliminatore me Bullgarinë, ku barazoi 1-1.

Komento: