Lajm i keq për Kosovën, ja sa do të mungojë Milot Rashica

15:51 | 20 Gusht 2019

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka pësuar një lëndim.

Skuadra gjermane Werder Bremen ka konfirmuar mungesën disa javore të Milot Rashicës.

23 vjeçari u lëndua kundër Fortuna Dusseldorf në fundjavën e kaluar, pasi zgjati muskulin.

Si pasojë Rashica nuk do të luaj kundër Hoffenheimit dhe Augsburgut në Bundesligë.

Megjithatë ekziston rreziku që mesfushori të mos luaj edhe për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë.

Komento: