Lojtari shumë i njohur po largohet nga skuadra e Liverpoolit.
Mesfushori holandez e ka refuzuar vazhdimin e kontratës dhe nuk përjashtohet mundësia që t’i bashkohet Barcelonës deri në fund të afatit kalimtar
Georginio Wijnaldum mund të largohet nga Liverpooli.
Ardhja e Thiago Alcantaras i ka ndërruar praktikisht hierarkitë në shtëpinë e “Reds”.
Në fakt, kampioni aktual anglez ia ka propozuar mesfushorit holandez vazhdimin e kontratës për një vit.
Mirëpo, futbollisti i dobishëm e ka refuzuar propozimin e parë të klubit anglez.
Andaj, nuk përjashtohet mundësia që Ëijnaldum të largohet nga “Anfield Road”.
Për momentin, vetëm Barcelona ka shprehur interesim për futbollistin e lindur në vitin 1990.
Duke e pasur parasysh vendimin e lojtarit për refuzimin e kontratës, nuk përjashtohet mundësia që “Blaugrana” të tentojnë sërish për të në ditët në vijim.
Trajneri Ronald Koeman do ta mirëpriste në “Camp Nou” bashkëkombësin e tij.