Lajm i keq për Liverpoolin, ylli i madh po largohet nga skuadra

20:03 | 05 Qershor 2019

Një lajm i keq ka ardhur për skuadrën e Liverpoolit.

Heroi i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, Divoc Origi, shpreson që të vazhdojë të mbetet lojtar i Liverpoolit, por ka bërë të ditur se e ardhmja e tij në ‘Anfield Road’ është e pasigurt.

Sulmuesi belg shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Liverpool ndaj Tottenham në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai po ashtu ishte lojtari i ndeshjes në përmbysjen e madhe që Liverpool e bëri kundër Barcelonës në ‘Anfield Road’, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Unë nuk e di nëse do të vazhdojë të qëndroj te Liverpool, por tani jam i fokusuar në dy ndeshjet e radhës të ‘Djajtë e Kuq’ (Belgjika), dhe pas kësaj do të mendoj për të ardhmen time, për të marrë një vendim”, ka deklaruar Origi në konferencë për shtyp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk dua të flas shumë për të ardhmen time tani, Liverpool i di cilësitë e mia dhe së fundi kam marrë një ofertë për vazhdimin e kontratës. Ky është hapi i parë”.

“Unë ndjehem mirë te Liverpool dhe kjo është e rëndësishme. Në krye ne kemi Jurgen Kloppin, një top trajner”.

“Natyrisht unë kam qëllimet e mia në mendje, por së pari e vendos klubin”.

Komento: