Lajm i keq për Lyonin, ylli i madh paralajmëron largimin

00:05 | 01 Dhjetor 2020

Një lajm shumë i keq ka ardhur për skuadrën e Lyonit, ylli i madh ka paralajmëruar largimin.

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay përmes një postimi në Tëitter ka njoftuar se këtë janar mund të largohet nga klubi francez.

Barcelona gjatë verës së kaluar provojë ta transferojë lojtarin, por nuk ia doli shkaku i gjendjes financiare.

Sidoqoftë, Depay mbetet prioriteti kryesor i Ronald Koemanit, që synon ta sjellë në “Camp Nou” në janar.

Largimin e mundshëm Depay e ka konfirmuar përmes një postimi.

“Të gjithë do më vlerësoni kur unë të jem larguar. Kënaquni të dielën”, shkroi ai.

Kontrata momentale lojtarit i skadon në qershor, ndërsa pëlqehet edhe nga Roma.

Komento: