Lajm i keq për Milanin, lëndohet ylli i madh

21:52 | 19 Nëntor 2020

Rafael Leao pritet t’i mungojë Milanit dy javë.

AC Milani ka konfirmuar se sulmuesi Rafael Leao ka pësuar lëndim me Kombëtaren dhe do mungojë për disa javë.

Portugezi ishte duke luajtur për Kombëtaren e Portugalisë U21 kundër Holandës, ndeshje në të cilën pësoi lëndim
Njoftimi nga klubi ka konfirmuar se sulmuesi ka lëndim në muskuj dhe që testet e radhës do bëhen pas 10 ditëve.

Kjo nënkupton që Leao do mungojë për së paku dy javë.

21-vjeçari këtë edicion realizoi tri gola dhe dhuroi tri asistime në 10 ndeshje për “Rosonerët”.

Komento: