Lajm i keq për Napolin, ja sa do t’i mungojë Koulibaly

18:57 | 16 Dhjetor 2019

Kalidou Koulibaly do t’i mungojë një muaj Napolit.

Mbrojtësi i Napolit, Koulibaly, duket se do të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të konsiderueshme.

‘Corriere dello Sport’ bën të ditur se lojtari do të jetë jashtë fushave për një muaj, transmeton lajmi.

Mbrojtësi italian u dëmtua në ndeshjen ndaj Parma, ku Napoli humbi me rezultatin 2:1.

Ai u largua nga fusha e blertë në minutën e pestë, kur u dëmtua duke u përballur me Dejan Kulusevski.

Senegalezi do të mungojë në ndeshjet kundër Sassuolo, Inter dhe Lazio.

Komento: