Lajm i keq për Napolin, ylli i madh po largohet nga skuadra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i keq për Napolin, ylli i madh po largohet nga skuadra

09:13 | 03 Shkurt 2019

Një lajm jo shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Napolit.

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se një prej yjeve më të mëdha të skuadrës së Napolit po largohet nga skuadra.

Ancelotti ka thënë se Marek Hamsik po e dëshiron largimin nga skuadra nënkampione e Serie A, dhe ka filluar negociatat.

Ai ka bërë të ditur se lojtari po negocion me disa skuadra që kryesisht janë nga Superliga e Kinës.

“Negociatat janë duke vijuar dhe ne duhet të bashkëpunojmë me lojtarin” ka konfirmuar Ancelotti për “Sky Sport”.

“Skuadra ka një respekt të madh për lojtarin, pasi ai ka shkruar historinë me Napolin, por nëse ai dëshiron të ketë eksperiencë tjetër, ne do të tentojmë ta bëjmë të lumtur” ka thënë tutje trajneri italian.

Hamsik është pjesë e Napolit qysh nga viti 2007 dhe mban rekord paraqitjesh në skuadër, duke regjistruar 520 ndeshje dhe 121 gola.

Komento: