Lajm i keq për Ole Gunnar Solskjaer

11:01 | 18 January 2019

Nuk e ka asnjë humbje nga ardhja e tij në krye të Manchester Unitedit.

Por trajneri norvegjez tani ka marrë një lajm të keq nga United.

Ai nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit belg, Marouane Fellaini.

31 vjeçari ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave deri në një muaj, përcjell lajmi.

Fellaini nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Solskjaer deri në muajin shkurt, dhe kjo i jep fund spekulimeve për një largim të tij nga Manchester United pas shkarkimit të Jose Mourinho.

Komento: