FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot.
Kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 61-të, një pozitë më poshtë sesa në muajin paraprak.
Skuadra e Christian Panuccit ka 1372 pikë, sa kishte edhe muajin e kaluar, ndërsa gjendet përpara Burkina Fasos dhe prapa Bolivisë.
Shqipëria nuk e pati një vit të mirë në 2018 duke dështuar në Ligën e Kombeve.