Lajm i keq për Panuccin, kjo është pozita e re e Shqipërisë në FIFA – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i keq për Panuccin, kjo është pozita e re e Shqipërisë në FIFA

12:38 | 07 Shkurt 2019

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot.

Kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 61-të, një pozitë më poshtë sesa në muajin paraprak.

Skuadra e Christian Panuccit ka 1372 pikë, sa kishte edhe muajin e kaluar, ndërsa gjendet përpara Burkina Fasos dhe prapa Bolivisë.

Shqipëria nuk e pati një vit të mirë në 2018 duke dështuar në Ligën e Kombeve.

Komento: