Lajm i keq për pompat e naftës qe nuk i vendosin çmimet

15:36 | 18 January 2019

Disa pompa të naftës dhe benzinës nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që ta publikojnë çmimorën në pikat shitëse.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar sot me kontrollet në pompat e benzinës dhe naftës me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të udhëzimit administrativ të lëshuar nga kjo ministri mbi vendosjen e çmimeve të derivateve nëpër hyrjet e këtyre pikave.

Zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se pikat e pompave kanë premtuar se do të vendosin tabelat sa më shpejt, përndryshe ajo k paralajmëruar dënime për ata që nuk e zbatojnë udhëzimin, raporton Ekonomia Online.

“Obligohen të gjitha pikat shitëse që ti vendosin tabelat me qëllim që konsumatori ti sheh, ti ketë më të qarta çmimet. Udhëzimi duhet të respektohet përndryshe do të ketë pasoja”, tha Krasniqi, raporton EO.

Ajo tha se në disa pika ka pasur më pak tabela të vendosura, por ka marrë premtime se shume shpejt do të rregullohen ato.

“Në disa vizita që bëmë ka disa pika që tabelat janë të vendosura më pak mirëpo menaxheri ka premtuar që në vazhdimësi dhe shumë shpejt do të vendosen”, tha ajo.

Komento: