Lajm i keq për PSG-në, po largohet super-lojtari

22:45 | 23 Dhjetor 2018

Në afatin e janarit, Adrien Rabiot do të largohet nga skuadra e PSG-së.

PSG ka dështuar ta bind Adrien Rabiotin ta vazhdoj kontratën, andaj do ta shet në janar.

Barcelona është favorit për ta transferuar mesfushorin francez, por tani në garë është futur edhe Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra katalonase ka kohë që po e kërkon transferimin e Rabiotit, mirëpo Chelsea është duke i rivalizuar ata.

Kontrata e francezit skadon në verën e vitit 2019, ndërsa në garë janë edhe Tottenham, Juventus dhe Manchester United.

Komento: