
AC Milan, po përballet me një situatë të vështirë në lidhje me dy nga lojtarët e tyre kyç në skadimin e kontratave në Alessio Romagnoli dhe Franck Kessie.
Sipas La Gazzetta dello Sport palët do të takohen së shpejti për të diskutuar zgjatjen e kontratës së Romagnolit, por drejtuesit e kuqezinjve e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: ata nuk janë të gatshëm të vazhdojnë t’i paguajnë kapitenit të klubit atë që ai fiton aktualisht,përcjell ORAinfo.
Milani dëshiron ta mbajë 26-vjeçarin, por dëshiron të ulë pagën e tij. Aktualisht, ish-lojtari i Romës fiton një pagë prej 5.5 milionë euro neto në sezon (përfshirë bonuset), por Maldini dhe Massara duan të provojnë një ofertë më të ulët duke qenë se ai nuk është më titullar i garantuar.
Ndërkohë gazeta pohon se tashmë duket e sigurt që Kessie po largohet nga Milani. Agjenti i tij George Atangana nuk po bën përparim në bisedimet me Milanin dhe mundësia e rinovimit të Fildishtë tani është shumë e vogël. /ORAinfo/