Çmimi i naftës në tregoun ndërkombëtar ka shënuar rritje.
CNN ka raportuar për një marrëveshje midis Rusisë dhe OPEC që të ulet prodhimi i naftës dhe derivateve për 1.2 barelë në ditë.
Kjo ulje e prodhimit bëhet si masë mbrotësje ndaj rënies së çmimit të naftës në nivel global deri në 30 për qind.
Rusia, edhe pse nuk është anëtare e organizatës “OPEC”, është ftuar në takim që të konkretizohet kjo marrëveshje.
Edhe në Kosovë, pritet të ndodhë një rritje e tillë e çmimit të naftës. Kjo për arsye se çmimin për tregun e naftës e përcakton vet OPEC.
Madje, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për lajmi. net ka thënë se është rritur për 2 cent çmimi i naftës në furnizim, por jo në shitje.
Ai ndër të tjera ka theksuar se nëse ulet prodhimi i naftës nga OPEC, atëherë automatikisht ndikon në rritjen e çmimit të naftës edhe në Kosovë.