Është rritur serish cmimi i naftës.
Një barel naftë sot është shitur për më shumë se 75 dollarë, për herë të parë deri në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Në rritjen e çmimeve të naftës ka ndikuar paralajmërimi për sanksione më të rrepta të SHBA-së kundrejt Iranit.
Çmimi i naftës brent nga dje deri sot është rritur për 78 cent dhe një barel shitet për 75,35 dollarë.
Ndërsa nafta e lehtë amerikane është shtrenjtuar për 19 cent dhe sot një barel shitet për 66,08 dollarë.