Lajm i keq për skuadrën e Arsenalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i keq për skuadrën e Arsenalit

00:02 | 13 Qershor 2019

Duket se Gotze nuk do të jetë pjesë e Arsenalit.

Mario Gotze ka hedhur poshtë zërat që e lidhnin me një lëvizje në drejtim të Arsenalit këtë verë.

Reprezentuesi gjerman edhe pse pati një sezon të mirë, nuk arriti të ndihmonte Borussia Dortmundin për të triumfuar në Bundesligë, duke u renditur pas Bayern Munich.

Mediet sportive gjatë ditëve të fundit kanë dhënë sinjalet për një kalim të Gotze në Premierligë te Arsenal.

Por, këtë spekulime janë hedhur poshtë nga Gotze, që po kërkon të mbetet te Borussia Dortmund.

Lojtari që i solli Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014, po dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën e tij të djalërisë.

Komento: