Lajm i keq për tifozët e Barcelonës, Arsenali ia rrëmben super-lojtarin

15:46 | 31 January 2019

Denis Suarez është mesfushori Barcelonës dhe që në fund të këtij sezoni do të kalojë në Premierligë, tek Arsenali.

Ekipi anglez e ka zyrtarizuar huazimin dhe sipas një marrëveshje në mes të dy ekipeve Arsenali mund ta blejë spanjollin për 20 milionë euro.

Pasi nënshkroi vazhdimin e kontratës me Barçën deri më 2021, mesfushori spanjoll Dennis Suarez do i bashkohet Arsenalit si lojtar i huazuar deri në fund të këtij sezoni, me “Topçinjtë” që e kanë mundësinë për ta blerë atë në verë për një shumë prej 20 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Arsenali e bëri zyrtare huazimin e tij përmes një postimi në Tëitter, ku i dëshiroi mirëseardhje spanjollit.

“Më në fund edhe njoftimi që të gjithë ju e keni pritur. Mirë se vjen në Arsenal Desni Suarez!”.

Kjo marrëveshje u jep fund bisedimeve të vështira, të cilat rrezikuan të ndërpriteshin pasi lojtari refuzoi fillimisht ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Barcelonën.

Në fillim, Barça ishte e pajtimit për ta lejuar transferimin e Suarezit në cilido ekip të interesuar për të, veçanërisht në Betis, për 20 milionë euro. Por, lojtari kishte kërkuar me ngulm kalimin në Arsenal.

Gjithçka u arrit pasi ai pranoi ta vazhdojë kontratën me Barçën.

Pas ardhjes së Arturo Vidalit dhe Arthurit verën e kaluar, Suarezi nuk është më në planet e Ernesto Valverdes dhe këtë sezon i ka luajtur vetëm 17 minuta në dy paraqitje të shkurtra nga stoli.

Komento: