Lajm i keq për tifozët e Bayernit, lëndohet ylli i madh

20:57 | 21 Dhjetor 2019

Lajm i keq për tifozët e Bayern Munichut.

Javi Martinez është emri i ri në listën e të lënduarve tek Bayern Munich.

Martinez ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që Bayern sot e luajti kundër Wolfsburg.

Lojtari u detyrua të largohej nga fusha e blertë më herët sesa ishte parashikuar, si pasojë e këtij dëmtimi.

Sipas fjalëve të trajnerit të bavarezëve, Hansi Flick, Martinez do t’i mungojë Bayernit rreth gjashtë javë, përcjell lajmi.

“Ai do të jetë jashtë për një kohë. Ai ka pësuar një lëndim të keq muskulor dhe do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë” ka thënë Hansi.

Që kur u transferua në Bayern në vitin 2012, Martinez ka më shumë se 200 paraqitje me kampionët e Bundesliga.

Komento: