Lajm i keq për tifozet e Man Utd, po largohet ylli i madh

19:48 | 03 Prill 2019

Paul Pogba është mesfushori i skudrës së Manchester United dhe që po pritet që në verë ta lë skuadrën.

Mesfushori francez, Paul Pogba, do të përshëndetet me skuadrën e Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni sipas Paul Ince.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 ka rikthyer formën e tij pas emërimit trajner te Manchester United të norvegjezit Ole Gunnar Solskajer.

Por pavarësisht kësaj, Pogba nuk ka fshehur dëshirën që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

“Ka lojtarë që duhet të lëvizin nëse Ole dëshiron të rindërtojë diçka”, ka deklaruar Ince në shkrimin e tij për Paddy Poëer, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, ka edhe lojtarë që dëshirojnë të lëvizin vetë”.

“Fajtori kryesor i kësaj, unë besoj se është Paul Pogba. Ole duhet ta bind atë se ai do të ndërtojë ekipin rreth tij, duke shikuar përpara nëse ai dëshiron të qëndrojë”.

“Sinqerisht, nuk mendoj se Pogba do të jetë në ‘Old Trafford’ sezonin e ardhshëm”.

Komento: