Lajm i keq për tifozët e Real Madrid, lëndohet ylli i skuadrës

17:52 | 16 Shtator 2019

Real Madrid po kalon në një periudhë aspak të mirë.

Klubi ka konfirmuar se Marcelo nuk do të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain të mërkurën pasi pësoi një dëmtim në qafë.

Braziliani dukej se e vuajti këtë problem në gjysmën e parë të fitores 3-2 ndaj Levantes të shtunën, duke rënë drejt në shpinë, pasi provoi një gjuajtje për gol.

31-vjeçari përfundoi ndeshjen, por Reali ka njoftuar të hënën pasdite se ai do të jetë i padisponueshëm për udhëtimin në Francë, përcjell lajmi.net.

Klubi lëshoi një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit, ku thuhet: “Pas testeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Marcelo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me problemin e qafës”.

Marcelo bashkohet me Iscon, Luka Modric dhe Marco Asensio në inferimieri, me Zinedine Zidane që përballet me një krizë dëmtimi në ‘Santiago Bernabeu’.

Komento: