Lajm i keq për tifozët e Romës, largohet ylli i skuadrës

20:33 | 30 Gusht 2019

Portieri i Romës është nisur drejt skuadrës tjetër nga Serie A.

Skuadra e Cagliari ka zyrtarizuar transferimin e portierit të Romës, Robin Olsen.

Olsen do t’i bashkohet Cagliarit në formë huazimi, dhe për këtë portieri është shprehur shumë i lumtur, duke thënë se do të përgatitet për Euro2020 me Suedinë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është mundësi e mirë për mua që të ripërgatitem për Kampionatin Evropian” ka thënë portieri, transmeton lajmi.

Roma kishte transferuar suedezin gjatë vitit të kaluar, për shumën e 8.5 milionë eurove, si zëvendësues të Alisson.

Ai kishte arritur që të mbante portën e paprekur vetëm katër herë gjatë sezonit të kaluar, duke bërë disa gabime fatale.

Komento: