Suspendohet trajneri që sulmoi vajzën e tij pas meçit në Taekwondo
Është suspenduar trajneri Valmir Fetiu pasi që sulmoi vajzën e tij pas meçit që zhvilloi ajo.
Fetiu, nuk do të ketë drejtë të ushtrojë detyrën e tij për gjashtë muaj pasi që u dënua nga Federata evropiane e këtij sporti.
E gjithë kjo erdhi pasi që vajza e tij, Valina Fetiu humbi në finale ndaj garueses serbe Nina Saviq, në kampionatin evropian që po zhvillohej në Tiranë.
Pas meçit të Fetiut, trajneri si dhe babai i saj i hoqi helmetën nga koka dhe goditi me shuplakë, ku vajza ra në tokë dhe filloi të qante.