Lajm i keq për Zidanen, lëndohet ylli i ekipit

17:54 | 22 Janar 2021

Vazhdojnë lajmet e këqija për Realin, lëndohet ylli i skuadrës.

Para pak minutave Real Madridi konfirmoi se trajneri, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rrjedhimisht do t’i mungojë skuadrës në të paktën dy javët e ardhshme.

Por, lajmet e këqija për Realin sot nuk mbarojnë me kaq. Marca po raporton se mesfushori, Fede Valverde është lënduar, përcjell Express.

”Pas testimeve të kryera sot në lojtarin tonë, Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore, ai është diagnostikuar me dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë” – thuhej në raportin mjekësor të “Los Blancos”.

Mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë 22-vjeçari uruguaian.

Komento: