
Raportet në Francë kanë lidhur emrin e Florian Thauvin me AC Milan por sipas agjentit të tij, nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çështje.
Agjenti i tij Jean-Pierre Bernes foli me Le Phoceen duke treguar se nuk ka asnjë ofertë për futbollistin e tij, përcjell ORAinfo.

‘Milan? Është e pakuptimtë, nuk ka asgjë atje. Ka shumë zëra që qarkullojnë, por ato janë vetëm thashetheme ‘./ORAinfo/