LAJM I MADH: Conte po e sjell emrin e madh te Inter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJM I MADH: Conte po e sjell emrin e madh te Inter

11:59 | 29 Maj 2019

Menaxher i ekipit të Italisë, Gabriele Oriali, pritet të kthehet në Inter si pjesë e stafit të Antonio Conte te Inter.

Gazzetta dello Sport raporton se Oriali do të marrë rolin e njëjtë në Inter, si ai që ka zënë për azzurët që nga viti 2014, përcjell ORAinfo.

Ish-mesfushori i Nerazzurrit dhe fituesi i Kupës së Botës 1982, tashmë kishte qenë pjesë e hierarkisë së klubit midis viteve 1999 dhe 2010 në role të ndryshme.

Megjithatë, ai u largua pas një grindje të hidhur me drejtorin e atëhershëm teknik Marco Branca dhe më pas u lidh me Conte në skuadrën e Italisë./ORAinfo/

Komento: