
Tottenham e ka zgjedhur Real Madridin për t’u ofruar atyre nënshkrimin e playmakerit, Christian Eriksen, raporton Marca.
Raporti përshkruan se si kryetari i Spurs, Daniel Levy ka kontaktuar këtë javë me menaxherin e përgjithshëm të Madridit José Ángel Sánchez për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje,përcjell ORAinfo.

Pretendohet se Los Blancos ishin të interesuar në lojtarin gjatë verës së kaluar, por vlerësimi prej 150 milion euro ishte shumë e madhe, por tani Eriksen thuhet se ka çmim prej 70 milion euro.
Madridi dhe Barcelona kanë qenë të lidhur shumë me një lëvizje për lojtarin e Danimarkës, kontrata e të cilit në Spurs skadon në verën e vitit 2020.
Një raport në Diario AS muajin e kaluar ka pohuar se ka pasur një marrëveshje verbale mes ish lojtarit të Ajax dhe Madridit./ORAinfo/