Lajm i MADH, ja ku po transferohet Hysaj

15:31 | 10 Korrik 2019

Hysaj mund të përfundojë në futbollin spanjoll.

Elseid Hysaj rikthehet në orbitën e skuadrës së Atletico Madridit. Pas interesimit për Semedon nga Barcelona, Los Colchoneros rikthehen në sulm për mbrojtësin shkodran.

De Laurentiis nuk ka pranuar të ulë pretendimet e tij dhe kërkon një ofertë më të lart se 20 milionë euro, sa është edhe oferta e fundit e klubit spanjoll për Hysajn.

Tani negociatat janë riaktivizuar. Prania e menaxherëve napolitanë në Madrid për të mbyllur nënshkrimin e James Rodriguez ka shërbyer për të rinisur kontaktet sipas “La Repubblica”. Në këtë mënyrë negociatat janë në rrugën e duhur dhe se ardhja e Hysaj në Atlético është shumë pranë.

Hysaj mund të nisë një aventurë të re në La Liga në një nga klubet më të mira, që pritet të luftojë me dy gjigantët Barcelona edhe Real Madrid.

Komento: