Lajm i madh, ja ku po transferohet Mandzukic

11:59 | 10 Korrik 2019

Bayern Munich po konsideron një ofertë për të sjellë sulmuesn e Juventusit, Mario Mandzukic përsëri në klub, thotë Sport Bild.

Mandzukic më parë u largua nga Bayern në 2014 për t’u bashkuar me Atletico Madrid para se të transferohej te Juventusi një vit më vonë, por kampionët e Serie A po konsiderojnë shitjen e 33-vjeçarit, përcjell ORAinfo.

Nëse Bayern e ndjekin interesin e tyre në Mandzukic, ata e shohin kroatin si të aftë për të siguruar mbështetje ndaj sulmuesit Robert Lewandowski dhe një opsion në krah./ORAinfo/

Komento: