Lajm i madh, ja ku po transferohet Sadiku

14:30 | 17 Qershor 2019

Armando Sadiku, mund të përfundojë në kampionatin turk.

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të kthehet në Spanjë për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me Levanten që është klubi që zotëron kartonin e tij.

Por pavarsisht fjalëve të Sadikut, sulmuesi shqiptar nuk bën aspak pjesë në planet e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës spanjolle dhe me shumë gjasa do të largohet përfundimisht nga Levante në merkaton e kësaj vere.

E ardhmja e Sadikut mund të jetë në kampionatin turk, aty ku ka patur interes për të edhe më parë por 28-vjeçari nga Elbasani ende nuk ka shkelur në Turqi.

Sipas mediave të këtij vendi, për Sadikun interesohet një skuadër e madhe e Superligës turke, pikërisht Trabzonspor që në ditët e ardhshme pritet të hyjë në bisedime me Levanten për të blerë përfundimisht kartonin e bomberit shqipta

Komento: