Lajm i madh, nëse Milani kualifikohet në Champions do të ndodh ajo që askush nuk e priste

21:25 | 04 Mars 2019

Leonardo do jetë i ngarkuar për të mbyllur tre operacione.

“Elliot” po përgatit një surprizë për trajnerin Gennaro Gattuso nëse ia del të kualifikojë Milanin në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Mediet në Itali, sot kanë zbuluar se Leonardo do jetë i ngarkuar për të mbyllur tre operacione të rëndësishme në merkaton e verës.

Bakayoko – Për të blerë kartonin e mesfushorit francez nga Chelsea duhen 38 milionë euro. Ndërkohë Milani pritet të ulet në tavolinë me klubin londinez dhe të diskutojë një ulje çmimi për 24-vjeçarin, duke parë që edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Milano.

Allan Saint-Maximin – Një tjetër francez që pëlqehet shumë nga Leonardo. Sulmuesi i djathtë po shkëlqen këtë sezon me Nice në Ligue 1 dhe me 21 vite mbi supe do ishte një goditje perfekte për të ardhmen. Saint-Maximin konsiderohet si e ardhmja e sulmuesve anësore dhe ka arritur të fitojë një vend titullari të padiskutueshëm te Nice këtë sezon, duke shënuar edhe 6 gola në kampionat. Për të marrë shërbimet e tij duhet të përgatitet një “çek i bardhë” me mbi 20 milionë euro.

Sergej Milinkovic-Savic – Për mesfushorin serb u fol shumë edhe në merkaton e verës dhe mendohej se do ishte ai goditja e madhe për kuqezinjtë, por nuk ndodhi ashtu. Presidenti i Lazio, Caludio Lotito e ka pranuar se ka ardhur një ofertë e majme për serbin, por ishte në ditët e fundit të merkatos. Ndërkohë Milani po përgatitet të japë goditjen finale për ta marrë në skuadër mesfushorin që tani vlerësohet në 80 milionë euro, një ulje e madhe nga 120 që ishte disa muaj më parë.

Komento: