Lajm i madh për Juventusin

14:53 | 06 March 2019

Lajm i madh për Juventusin.

Mesfushori i Juventusit Sami Khedira nuk do të tërhiqet nga futbolli dhe do kthehet brenda këtij muaji.

Futbollisti i Gjermanisë që u diagnostikua me aritmi në zemër në fund të muajit shkurt mësoi nga testet mjekësore se mund të rikthehet sërish fushave pas përfundimit të procesit të rehabilitimit të zemrës. Lajmin e konfirmoi vetë klubi bardhezi.

“Sami Khedira iu nënshtrua testeve mjekësore që nxorën në dritë përparimin pozitiv të trajtimit mjekësor. Ai ka nisur një program individual të mjekimit. Prognoza lejon që ai të rikthehet në fushë një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

Lojtari nuk do të luajë ndaj Atletico Madridit javën e ardhshme në takimin e vlefshëm për Champions League. Ai përflitej se do të shitej në fund të sezonit nga Juventusi pasi të përfundonte rehabilitimin mjekësor, por ajo ccfarë ka më tepër rëndësi është se ai ka fituar betejën për jetën e tij.

Komento: