Lajm i madh për Milanin

19:36 | 14 December 2018

Sipas njoftimeve të fundit, pasi Romagnoli është rikthyer në trajnim me pjesën tjetër të skuadrës, kapiteni i Rossonerëve duhet të jetë në skuadrën që do të udhëtojë në Bolonjë të martën e ardhshme përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi pësoi një lëndim të muskujve disa javë më parë, gjë që shkaktoi një krizë mbrojtëse për ekipin e tij.

Megjithatë, tani që ai dhe Musacchio janë kthyer në stërvitje, gjërat duken shumë më mirë për Milanin që mbrëmë u eliminua nga Evropa League.

Nuk është kjo më e keqja, pasi që UEFA ka marrë vendim të gjobit me 12 milionë euro Milan për dështimin në përmbushjen e rregulloreve Financiare të Fair Play ka ardhur./ORAinfo/

Komento: