Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso , ka emëruar 23 lojtarë për ndeshje të ekipit të tij kundër Bolonjës të martën mbrëma në Serie A.
Ka disa lojtarë të kthyer, ndër të cilët ka edhe kapiteni Alessio Romagnoli dhe Suso përcjell ORAinfo.
Ky padyshim që do të jetë një lajm i madh për skuadrën kuqezi që këto javë është përballuar me shumë probleme.
Dënimi nga UEFA, si dhe eliminimi nga UEFA Europa League ka bërë që te ekipi rossonerë të mbizorojë një atmosferë e zymtë.
Kjo është skuadra e gatshme e Gattusos kundër Bolonjës:
Portierët: Donnarumma A., Donnarumma G., Reina
Mbrojtësit: Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata
Mesfushorët: Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo
Sulmuesit: Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Higuain, Suso, Tsadjout./ORAinfo