Lajm i madh për Milanin, shikojeni kush është kthyer në stërvitje

22:51 | 07 Shtator 2019

Pasi humbi dy ndeshjet e para të sezonit, anësori i majt i Milanit mund ta zë vendin për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Hellas Verona.

Në faqen e tij zyrtare në Instagram, përmes tregimeve, Hernandez publikoi një foto ku ai po merrte pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, përcjell ORAinfo.

Me fjalë të tjera, ish lojtari i Real Madrid është rikuperuar dhe do të thirret për takimin me Hellas Verona fundjavën e ardhshme. /ORAinfo/

Komento: