Lajm i madh për Reali, ylli i madh nuk po largohet

16:39 | 13 Prill 2019

Toni Kross nuk do të largohet nga Real Madridi.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kross shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar në fund të sezonit aktual.

Gazeta spanjolle AS publikoi ditën e sotme një deklaratë, ku thuhej se gjermani kishte shprehur vullnetin për tu larguar nga Madridi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i 29 vjeçarit, i cili nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, ka përgënjeshtruar këtë lajm.

“Informacion totalisht i pavërtetë“- shkruhej në postim.

Gjithsesi forma e dobët e Kross, ka shtyrë madrilenët të kërkojnë një mesfushor tjetër për sezonin e ardhshëm. Favorit për këtë pozicion është francezi, Paul Pogba.

Komento: