Adrien Rabiot – një objektiv i transferimit i Liverpoolit dhe Tottenham – nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Paris Saint-Germain përcjell ORAinfo.
Marrëveshja e tij e tanishme skadon në verë dhe pas një përpjekje të gjatë rinovimi të kontratës, drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique ka konfirmuar se Rabiot nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, duke u thënë Yahoo France: “Në këtë pikë,nuk jemi rëndë dakord, ky vendim është bërë nga klubi pas një takimi që kisha me lojtarin”
“Lojtari më njoftoi se ai nuk do të nënshkruante kontratë dhe se dëshironte të largohej nga klubi duke qenë i lirë në fund të sezonit, dmth në fund të kontratës së tij. Për lojtarin kjo do të ketë një pasojë shumë të qartë: ai do të mbetet në stol për një periudhë të pacaktuar “, ka thënë Hernrique./ORAinfo/