Lajm i madh për United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i madh për United

17:18 | 03 Shkurt 2019

Ekipi i Djajëve të Kuq, ka arritur një hap të madh.

Manchester Unitedi ka fituar 0 me 1 ndaj Leicesterit për të hyrë në top-pesëshe të tabelës në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” fituan falë golit të Marcus Rashfordit në minutën e nëntë. Me fitoren e 14-të këtë edicion, ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit ka arritur në kuotën e 48 pikëve duke ia zënë Arsenalit pozitën e pestë.

“Topçinjtë” kanë një pikë më pak me një ndeshje më pak. Këtë ndeshje ata e luajnë me Manchester Cityn më vonë. Chelsea si i katërti ka 50 pikë.

Komento: