Lajm i mirë, bie numri i infektimit me Covid-19 përgjatë kësaj jave në gjithë botën

21:40 | 19 Maj 2021

Raporton OBSH-ja

Për të tretën javë radhazi, bota ka shënuar një rënie të rasteve të reja me Covid-19.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 4.8 milionë raste të reja janë raportuar në të gjithë botën brenda kësaj jave shkruan CNN

“Të gjitha rajonet raportuan një rënie të rasteve të reja këtë javë, me përjashtim të rajonit Perëndimor të Paqësorit, ku numri i rasteve të reja të raportuar ishte i ngjashëm me javën e mëparshme”, thuhet në raport.

Aktualisht, India dhe Brazili janë të goditur nga pandemia Covid-19.

India shënoi 2.3 milionë më shumë raste të reja të infektimit me Covid-19, kurse Brazili raportoi 437 mijë raste pozitive, pothuajse tre përqind më shumë se javë më parë.

Së fundmi, India, përpos rritjes së jashtëzakonshme të rasteve, vendi është duke u përballuar edhe me një rritje të numrit të pacientëve të hospitalizuar./GazetaShneta/

Komento: