Lajm i mirë nga amerikanët për biznesmenët kosovarë

09:18 | 23 Qershor 2022

Amerikanët japin një lajm të mirë për biznesmenët kosovarë.

Në vitin 2023 biznesmenët kryesorë të sipërmarrjes në Kosovë do të kenë mundësi shkëmbimi praktik me homologët e tyre amerikanë në industri të ndryshme – po ashtu do të iu mundësohen trajnime atje e marrje pjesë në ngjarje të mëdha tregtare amerikane.

Këtë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit të mërkurën ia ka kumtuar zëvendëssekretari i Departamentit Amerikan të Tregtisë, Don Graves.

Ai ka zhvilluar një takim virutal me Kurtin, ku ndër tjerash është diskutuar dhe për raportet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zëvendëssekretari dhe kryeministri diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim më të madh tregtar ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Në veçanti, ai vuri në dukje se sektorët e energjisë së pastër dhe teknologjisë TIK janë dy fusha kyçe”, thuhet në kumtesënDepartamentit Amerikan të Tregtisë.

Graves po ashtu e ka falënderuar Kurtin për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Komento: